Llapashtica: Jemi dëmtuar nga gjyqtarët, Dritës i dhamë leksion!

Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 19-të e Superligës në mes të Vushtrrisë dhe Dritës.

Pas 90 minutash, fitore shënuan gjilanasit, me rezultatin 3:2, shkruan Gazeta Olle.

Emini, Vucaj e Rexha ishin shënuesit për Dritë, ndërsa për vendasit shënuan Fazliu e Azemi.

Pas ndeshjes, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica tha se skuadra e tij është dëmtuar në disa raste nga gjyqtarët e takimit.

“Jemi paraqitur mjaft ndryshe krahas dy ndeshjeve me Prishtinë. I kemi dhënë leksion Dritës e cila ka një skuadër mjaft të mirë.

Jemi dëmtuar nga gjyqtarët që janë me stemë të UEFA-së. Ishte rasti tek portieri i Dritës i cili ishte i fundit dhe nuk mori karton të kuq pas ndërhyrjes në lojtarin tonë.

Rasti tjetër ishte kur lojtari jonë ishte 1 me 1 me portier, gjyqtari ndal aksionin për pozitë jashtëloje nga një gjyqtar nga më të mirët në vend.

Gjithashtu, Dritës nuk iu dhanë disa karton të verdhë, dhe unë mendojë që sot jemi dëmtuar gjë që nuk i kisha dëshiruar asnjë skuadre një gjë të tillë”, tha Llapashtica pas ndeshjes për SSK.

Me fitore, Drita tashmë gjendet në pozitën e parë me 37 pikë, njëjtë sa ka edhe Ballkani me një ndeshje më pak.

Kurse, Vushtrria vazhdon të mbetet në pozitën ku dhe ishte në fillim të stinorit pranverorë./Gazeta Olle