Lladrovci zbulon planin e Feronikelit: Bëjmë stërvitje duke u kyçur live në Facebook

Kemi hyrë në javën e dytë që prej prezullimit të të gjitha aktiviteteve sportive në vend, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, pas përhapjesë së virusit, korona.

Në këtë situatë të krijuar, më së shumti janë duke e pësuar sportistët, pasi iu mungon stërvitja në grup, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë situatë, kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci tha se po qëndron në shtëpi, ndërsa bën apel edhe për të tjerët ta bëjë këtë gjë,

“Si çdo futbollist tjeter edhe unë personalisht po mundohem që me mundësitë e mia ta mbaj formen fizike optimale që mos të kem probleme në kampionat”, tha fillimisht Lladrovci.

“Per fat të mirë që momentalisht po qendrojë në fshat ku kam hapesirë të mjaftueshme për vrapim por edhe paisje të ndryshme që me nevojitën, e që ma bëjnë punën më të lehtë”, shtoi ai.

Kapiteni Lapidar Lladrovci

Lladrovci tutje tha se stërvitjet po i bëjnë live në rrjetin social, Facebook.

“Rutinen e ushtrimeve e filloj paradite më stërvitje të forcës që e bejmë bashkë me lojtarët e ekipit live në Facebook te dirigjuar nga trajneri Tovërlani, e pastaj pasdite zakonisht bëjë vrapime të ndryshme aerobike dhe anaerobike”.

“Personalisht me mungon shumë loja me top në grup, gjë e cila nuk mund të bëhet në keto kushte e që dihet se është me rendësi të madhe për futbollistët”.

“Dua te theksoj se ka 1 javë që nuk kam dalë përtej oborrit tim dhe ju bëjë thirrje edhe sportistëve të tjerë që të jene sa me të disciplinuar që ta kalojmë sa më parë këtë virus e të mos rrezikojmë familjet dhe shoqerinë”, përfundoj Lladrovci./V.Ibishi – Gazeta Olle