Lladrovci flet për kampionatin, Kupën dhe derbin drenicas

Feronikelit po i shkon me gjithçka mirë. Skuadra lidere ka treguar formë shumë të mirë duke shënuar katër fitore në katër ndeshje në kampionat, ndërsa ka avancuar tutje edhe në Digitalb Kupë. Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci që këët sezon ka marrë edhe pëtkun e shënuesit, ka folur për ecurinë e skuadrës së tij për Gazetaolle.com.

Arritët fitore me shumë gola kundër Ferizajt, por ndeshja ishte e vështirë pasi u zhbllokua në fund me golin tënd. Si e vlerëson këtë fitore dhe formën tënde këtë sezon pasi po shënon rregullisht edhe pse luan mbrojtës i qendrës?

Lladrovci: Po e kemi ditur se do të jetë e vështirë pasi Ferizaj, po lufton për mbijetesë dhe këto skuadrat e fundit dinë të jenë shumë të rrezikëshme , megjithatë edhe fusha nuk ishte në nivel dhe po penalizohem në nje mënyre që nuk e kemi ende të rregulluar fushën në Drenas. Kur skuadra nuk shënon atëherë edhe unë si kapiten ani pse mbrojtës mundohem të ndihmojë sulmin pasi kohë më parë luaja si sulmues dhe kam ende nuhatje për golin.

Jeni në vend të parë, a do të  mund ta mbaj Feronikeli këtë pozitë deri në fund?

Lladrovci: Të ardhmes nuk i dihet pasi në futbollin tonë mund të ndodhin shumë gjëra si të mira ashtu edhe të këqija, por një gjë ju sigurojë se ne do të luajmë futboll sulmues dhe nuk do të bëjmë manipulime dhe shkelje të fair-playt ashtu qysh nuk kemi bë asnjëherë më parë.

A i frikësoheni këtyre aleancave (manipulimeve) nga ekipet e tjera?

Lladrovci: Jo nuk është se frikesohemi ngase nuk do të jetë fundi i boteë edhe mos të shpallemi kampion. Me rëndësi është që ne do të luajmë me ndershmëri dhe korrektësi pasi që edhe tifozët e futbollit të kënaqën me lojën tonë.

Ndeshja me Drenicen, apo ‘Derbi drenicas’.  Çka pret prej kësaj ndeshje?

Lladrovci: Jemi shumë të motivuar dhe mezi po e presim fillimin e takimit. E dimë se do të jetë e vështirë pasi Drenica ështe ekip i fortë kur luan në shtëpi, por ne synojmë të vazhdojme serinë e fitoreve dhe kemi ekip shumë më të mirë dhe besoj që do të dalim fitues.

Si e vlerëson shortin e Digitalb Kupës, luani kundër Dritës në Gjilan?

Lladrovci: Me shortin jam i kënaqur pasi do të jetë një ndeshje shumë e bukur për shikuesit. Drita është shumë ekip i mirë dhe korrekt, dhe ka fushën më të mirë në Kosove me ç’ rast fusha na lejon të luajmë ashtu siç dijmë ne.

A është Kupa objektiv, pasi e keni mësuar rrugën drejt triumfit?

Lladrovci: Po do të mhundohemi që të shkojmë sa ma largë që të jetë e mundur, pasi çdo ekip e ka motivin e madh që të luajë në finale dhe ne e dijmë çfarë ndjenje e mirë është ajo nga stinori i kaluar.