Liverpooli triumfon në ”Britannia Stadium”, fitore dramatike e Man Cityt

Liverpooli ka triumfuar përballë Stoke Cityt në kuadër të javës së 14-t në Premier League.

”Të Kuqtë” e kanë mposhtur Stoke Cityn me rezultat 3:0 në ndeshjen e zhvilluar në ”Britannia Stadium”, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Golat për mysafirët i shënuan Sadio Mane (’17) dhe Mo Salah (’77,”83).

Salah

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli ngritet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Stoke City mbetet në vendin e 16-të me 13 pikë.

Për t’i parë golat dhe rastet e këtij takimi, klikoni këtu.

Nga ana tjetër, Manchester City ka fituar ndaj Southamptonit.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Etihad Stadium”, ”Qytetarët” kanë triumfuar me rezultat, 2:1 ndaj Southamptonit.

Guardiola

Për epërsinë e vendasve, u kujdes Van Dijk (’47), i cili shënoi autogol, teksa rezultatin e barazoi Shane Lond (’66).

Golin e fitores për Man Cityn e shënoi Raheem Sterling në minutat e fundit të takimit.

Pas 14 ndeshjeve, Man City bmetet lider me 40 pikë, ndërsa Southamptoni mbetet në vendin e 11-të me 16 pikë.

DP0846AW4AAs8l7

Për t’i parë golat dhe rastet e këtij takimi, klikoni këtu. /Gazeta Olle/