Liverpooli s’ia del, finalisti përcaktohet në fushën e Blackburnit

Liverpooli nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA kundër Blackburnit. “The Reds” edhe pse luajtën para publikut fanatik në “Anfield Road”, nuk shënuan asnjë gol dhe ndeshja u mbyll pa fitues, 0:0.

Në këtë mënyrë, finalisti i Kupës FA do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që luhet në shtëpinë e Blackburnit.