Liverpooli nuk ndalet (VIDEO)

Liverpooli po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Premierligën angleze.

The Reds kanë shënuar edhe fitoren e pestë rresht në elitën e futbollit anglez, kësaj here duke triumfuar 1:0 kundër Swansea Cityt.

Hero i kësaj fitoreje për Liverpoolin ishte kapiteni i ri i klubit, Jordan Henderson, me golin e tij në minutën 68’.

Liverpooli tani ka 54 pikë në pozitën e pestë në renditje, dy më pak se Manchester United një pozitë më lartë.