Liverpooli me spektakël ndaj Stokes së Shaqirit (VIDEO)

Liverpooli ka dhuruar spektakël në ‘Anfield’ ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, që e mposhti me rezultat 4:1.

Skuadra e Jurgen Klopp, ka dhënë sinjale të forta para ndeshje kthyese në Europa League ndaj Borussia Dortmundit.

Në xhiron e 33’të të Premierligës, ‘Të Kuqtë’ kanë deklasuar Stoke Cityn duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:1.

Supergol nga Origi, Liverpooli po e shkatërron Stoke Cityn e Shaqirit (Video)

Golat për ekipin e Klopp i shënuan Alberto Moreno (8’), Daniel Sturridge (32’) dhe Origi (50’ dhe 65’).

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli i është ofruar në katër pikë zonës që dërgon në garat Evropiane, derisa kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.