Liverpooli e kryen me Gomezin

Liverpooli është afër transferimit të katërt zyrtar në afatin kalimtar të verës, pasi që është në mbyllje të marrëveshjes për futbollistin Joe Gomez.

Sipas mediave angleze, “The Reds” kanë arritur marrëveshje me Charltonin për të nënshkruar me 18-vjeçarin.

Gomez do t’i kryejë testet mjekësore të premten, derisa ai do t’i kushtojë Liverpoolit 3.5 milionë funte. /Olle