Liverpooli dhe Atletico Madridi janë të interesuara për transferimin e Paulo Dybalas

Liverpooli dhe Atletico Madridi janë të interesuara për transferimin e sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala. Lajmi është bërë i ditur nga “Tuttosportit”.

Liverpooli e sheh Dybalan si zëvendësues të Mohamed Salah, i cili mund të transferohet në Real Madrid, kurse Atletico Madrid po e shqyrton mundësinë e zëvendësimit të Antoine Griezmann. Francezi me gjasë mund t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të verës.