Liverpool ‘shkatërron’ kampionin (VIDEO)

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm takimin ndaj Leicester Cityt, duke kaluar në epërsi pas 13 minutave lojë.

Rezultatin e kësaj ndeshje e zhbllokoi sulmuesi Roberto Firmino. Për 2:0 shënoi Sadio Mane në minutën e 31’të. Para se skuadrat të shkonin në pushim, Lucas Leiva bëri një gabim, duka ia mundësuar Jamie Vardyt të ngushtojë epërsinë në 2:1.

Por, në pjesën e dytë, Liverpooli sërish tregoi se ishte më i mirë se kampioni i Premierligës, duke shënuar për 3:1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfidoje.

Realizues ishte mesfushori, Adam Lallana, i cili në minutën e 56’të të ndeshjes shënoi golin përfundimtar të këtij takimi, pasi deri në fund – rrjetat nuk u tundën nga asnjëra anë.