Liverpool rikthehet në vendin e parë

Liverpool ka arritur të triumfojë në ndeshjen kundër Bournmeouth  të zhvilluar në Anfield Road.

Skuadra e Jurgen Klopp gjatë tërë ndeshjes tregoi potencialin e saj, duke triumfuar në fund me rezultat të pastër 3:0, shkruan GazetaOlle.

Serinë e golave për Liverpoolin e hapi Mane, i cili shënoi në minutën e 24 të ndeshjes pas një asisti maestral të Milner.

Ndërkohë që dy golat tjerë i shënuan Winjaldum dhe Salah të cilët vendosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë fitore Liverpooli rikthehet në pozitën e parë me 3 pikë më shumë se ndjekësi Manchester City./GazetaOlle/