Liverpool futet në garë për Firmino

Jo vetëm derbi në fushën e lojës por derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit edhe në tregun e transferimeve.

Mesfushori brazilian, Roberto Firmino është bërë shkas për një derbi të tillë në Angli, pasi ai po kërkohet nga dy gjigantët e Ligës Premier.

Përderisa ditë më parë mediat angleze kanë raportuar për një marrëveshje të Unitedit me lojtarin, gjatë ditës së sotme mediat gjermane e kanë përgënjeshtruar atë lajm duke shkruar se Liverpool është futur fuqishëm në garë.

Agjenti i Firminos, ka treguar haptazi se klientit të tij i intereson vetëm Premierliga dhe është në pritje të ofertës së duhur.

Hoffenheim kërkon për yllin e saj rreth 35 milionë euro, ndërsa Liverpool dhe United do të jenë në garë se cila do t’i ofrojë kontratë më të mirë personale lojtarit të talentuar.