Liverpool fillon bisedimet me Kovaçiçin

Është raportuar se Liverpool është takuar me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe Mateo Kovaçiçin në Milano për të diskutuar për një lëvizje të lojtarit drejt Anglisë.

Mesfushori kroat është konsideruar si një nga yjet në rritje të Evropës, por është gjithashtu një nga pasuritë më të vlefshme të Interit.

Sipas ‘calciomercato.com’ Kovaçiç dhe Ausilio u takuan me tre drejtues të Liverpoolit sot , në Palazzo Parigi në qendër të Milanos .

Nuk ka ende një ofertë nga anglezët, por faqja e internetit beson se Inter nuk do të fillojë bisedimet për më pak se 30 milionë euro.