Liria ia merr një pikë liderit

Liria ia ka marrë një pikë liderit, Trepça ’89, me të cilën luajti 1:1 në ndeshjen e fundit të javës së tetë të Raiffeisen Superligës.

Takimi i luajtur në “Riza Lushta”, u dominua nga vendasit, por goli i Visar Berishës me kokë në minutën 58, doli të jetë vendimtar për të marrë një pikë Liria. Këtë skuadër e shëptoi edhe portieri Armend Ruxhi dhe dy herë transversalja. Për 89-shin shënoi Blerand Kurtishaj.

89-shi mbetet lider, tani ka 18 pikë, tri më shumë se sa Feronikeli.

 

Kronika 

Trepça ’89 – Liria 1:1

90’+5′ Mbyllet takimi, 1:1.

90′ Mbyllet koha e rregullt, pesë minuta shtesë.

85′ Edhe pesë minuta, Trepça ’89 dominon, por tani e ka të vështirë të krijojë raste.

79′ Diar Mustafa godet por nuk befason Ruxhin.

75′ Edhe 15 minuta lojë, mbetet 1:1, dominim i 89-shit.

71′ Sërish shtylla për Trepçën ’89. Bujar Idrizi është ai që godet transverzalen e portës së Ruxhit, me gjuajtje me kokë.

70′ Transverzalja. 89-shi godet shtyllë, të pa fat.

69′ Vendasve ua mohon golin Armend Ruxhi, portieri që po e shpëton lirinë.

67′ Rrezikon Trepça ’89 me Kurtishajn, por pa sukses.

58′ GOL: Barazon Liria. Visar Berisha shënon për 1:1, pas një goditje të mirë me kokë.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

40′ Dominim i vendasve, Argjent Mustafa për pak nuk shënon golin e dytë për 89-shin.

37′ GOL: Blerand Kurtishaj realizon për 1:0, nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje.

 28′ Bujar Idrizi rrezikoi por pa sukses për vendasit.

26′ Argjent Mustafa kishte rastin më të mirë, gjuan ulët, por pret Ruxhi.

15′ Trepça ’89 po mbizotëron, por ende nuk ka arritur të gjejë formulën e golit.

– Ka filluar takimi

Formacionet

TREPÇA ’89: Beqiri, B.Idrizi, Sahiti, Turku, F.Hasani, Troshupa, Sh.Idrizi, Mustafa, Hajdari, Pefqeli, Kurtishaj. Trajner: Arsim Thaqi.

LIRIA: Ruxhi, Bytyqi, Ramadanaj, Berisha, Gjeraj, Guxi, Dylazeka, Islamaj, Memaj, Bërbatovci, Fetahaj. Trajner: Behajdin Gjinali.

protokolli