Short shumë i vështirë për Shqipërinë

ora 17:00 ka filluar ceremonia e hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.

Në vazon e tretë për herë të parë ndodhet edhe Kombëtarja shqiptare, e cila do të mësojë kundërshtarët e saj.

Goglat do të zbulojnë 9 grupet kualifikuese.

GazetaOlle.com ju mban Live të informuar nga hedhja e shortit. Shorti për Kontinentin e Evropës pritet të bëhet rreth orës 18:20.

 

18:59: Spanja është kundërshtari i fundit i Shqipërisë.

– 18:55: Edhe Italia në grup me Shqipërinë.

SHQIPËRIA vendoset në grupin G  bashkë me Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.

18:53: Estonia në grupin H me pesë skuadra, kurse Turqia në grupin I. Kosova mund të luajë me Kosovën.

18:50: Dy kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, Qiproja ose Finlanda. Ato bëjnë pjesë në grupet I dhe H me pesë skuadra.

 18:48 – Po bëhet tërheqja e vazos së gjashtë dhe pestë.

18:45 – Nis shorti

18:40 – Në grupin I ose H mund të jetë Kosova, pasi këto grupe do të kenë nga pesë skuadra. Kosova pritet të hyjë në këto grupe, pas pranimit që pritet të ndodh vitin e ardhshëm.

18:39 – Oliver Bierhoff dhe Alexander Kerzhakov do të tërheqin goglat.

18:30 – Tek tani do të nis hedhja e shortit për zonën e Evropës.

 

(E plotësuar)

– Momentalisht është duke u tërhequr shorti për Afrikën, kurse Samuel Eto’o po e bënë tërheqjen e goglave.

eto

 – Anglia e dëshiron Shqipërinë në short. Sipas faqes ‘DailyMail.co.uk’, shorti më i mirë për anglezët do të ishte ai me Islandën, Shqipërinë, Ishujt Faroe, Lituaninë dhe San Marinon.

anglia

 

– Rusi Alexander Kerzhakov dhe ish-sulmuesi i Gjermanisë, Oliver Bierhoff do të tërheqin goglat për zonës e Evropës. Fati i Shqipërisë do të jetë në duart e këtyre dy ish-lojtarëve.

bierhoff