Pefqeli shpëton Hajvalinë

Hajvalia e ka mposhtur Dritën 2:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës. Mërgim Pefqeli dhe Liridon Leci shënuan për ‘arushat’, ndërsa Almedin Murati për gjilanasit. 

GOL: E pabesueshme. Gabon mbrojtja gjilanase, Mërgim Pefqeli shënon nga afërsia, 2:1 për Hajvalinë.

85′ Intervenim fantastik i Latifit. Mbetet 1:1.

GOL: Drita barazon me Almedin Muratin në minutën e 55-të. Tani është 1:1.

45+ Mbyllet pjesa e parë: Hajvalia – Drita 1:0 (Liridon Leci 15′)

Statistikat pas pjesës së parë:
Kornerët: Hajvalia 1:4 Drita
Goditjet në portë: Hajvalia 3:3 Drita

19‘ Guraziu humb rast ideal. Latifi mbanë rezultatin 1:0.

GOL: Super-gol nga Liridon Leci në minutën e 15-të. Hajvalia avancon 1:0.

http://www.dailymotion.com/video/x2mz3cf_goli-i-lecit_sport?start=3

8′ Gjilanasit rrezikojnë me Osmanin. Pret me vështirësi Troshupa.

Formacionet zyrtare:

Hajvalia
Troshupa, Dragusha, Prekazi, Pacolli, Leci, Ahmeti, Pefqeli, Hamiti, Zabërgja, Guraziu, Zeneli.

Drita
Latifi, Osmani, A. Limani, Syla, Baxhuku, Haliti, M. Limani, Kastrati, Kelmendi, Tusuni, Shillova.