Feronikeli fiton edhe Kupën

Feronikeli e fiton “Digjitalb Kupën” e Kosovës. Skuadra nga Drenasi fitoi me penallti, pasi që 120 minutëshi ndaj Trepçës ’89 përfundoi baras, 1:1. 

Ndeshja në mënyrë kronologjike:

120′ Mbyllet ndeshja 1:1. Finalja vendoset me penallti.

97′ Rezervisti i 89-shit, Arbër Potoku, është ndëshkuar me karton të kuq pasi që pas festës, e ka goditur koven me ujë, derisa ajo e ka lënduar një gazetar pranë fushës.

GOL 96′ Super super super Shpëtim Idrizi. Barazohet rezultati në 1:1.

GOL 94′ Zhbllokohet finalja. Maliqi shënon nga penalltia.

90′ Mbyllet takimi 0:0. Loja shkon në vazhdime.

77′ Bujar Shabani gjuan nga 18 metra, e tradhëtojnë centimetrat sepse topi shkon pak mbi traversale.

67′ “Torcidat” e duan Emin Baliqin në lojë. Afrim Tovërlani e inkuadron atë.

66′ Rast ideal për Mendurim Ollurin. Goditja e tij devijohet nga Maliqi dhe shkon jashtë.

Pas pjesës së parë, Berat Hyseni thotë dy-tri fjalë për Supersport Kosova. “Një pjesë e parë e bukur nga ana e dy skuadrave. Besoj që do të fitojmë me golin tim”, tha Hyseni.

45′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

38′ Rrezikon Haxhi Shala me të djathtën. ‘Fluturon’ Enis Manxholli dhe e dëbon në këndore.

28′ Nikli merr lojën, Përparim Livoreka rrezikon dy herë me kokë por i mungon efikasiteti.

16′ Shpëtim Idrizi largon topin nga vija e fundit. Shpëton 89-shi.

11′ Berat Hyseni pason te Drilon Musaj në zonë, ky i fundit e huq topin.

5′ Trepça ’89 ka iniciativën. Mitrovicasit tentojnë dy herë përmes kornerit, por pa rrezik.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Manxholli, Bekteshi, Izmaku, Musaj, Idrizi, D. Mustafa, A. Mustafa, Peci, Sahiti, Kurtishaj, Hyseni.

Feronikeli: Kolshi, Lladrovci, Gërbeshi, Doshlaku, Shala, Shabani, Maliqi, Elshani, Livoreka, Shabani, Olluri.