Feronikeli demolon Trepçën 89, në Gjilan në frymën e fundit mposhtë KEK-un

Kanë përfunduar edhe dy takimet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Drenas, Feronikeli ka arritur të shënoj fitoren e radhës, madje më lehtë se që është pritur duke demoluar Trepçën 89 me rezultat 5 me 0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Niklit pas autogolit të shënar nga Pllana, ndërkohë që në pjesën e dytë Nikli ndezi motorrët dhe arriti të shënoj edhe katër herë tjera brenda 13 minutash, dy herë me Da Silvën dhe një me Mendurim Hotin, e ku nuk mungoi as Kastriot Rexha i cili shënoi në minutat e fundit pas asistimit të Hamed Konne, njofton GazetaOlle.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Gjilan fitore arritën vendasit të cilët shënuan dy gola të shpëjtë në minutat shtesë të ndeshjes.

Shpend Hasani shënoi i pari, ndërsa golin e dytë e shënoi Perez i cili arriti ta gjejë golin në minutat e 6 shtesë./GazetaOlle/

LIVE

Feronikeli – Trepça 89 5:0

Përfundon ndeshja 

88′ Rast pas rasti për Niklin, goditjen me kokë të Rexhës e ndal Beqiri, ku më pas Prekazi godet sërish por asesi të mposhtet për herë të gjashtë gardiani i Trepçës 89.

86′ GOOOOL, GOOOL, Kastriot Rexha shënon golin e 12-të personal pas asistimit të Kone.

70′ Franck Herman gjuan nga afërsia, por pret ‘gardiani’ Florian Smakiqi.

59′ GOOOOL, GOOOL, sërish shënon Da Silva pas një aksioni vetjak tejet mirë të organizuar.

51′ GOOOL, GOOOL, shënon Da Silva me kokë pas harkimit të mrekullueshëm të Yll Hoxhës.

47′ GOOOOL, GOOOL Mendurim Hoti me një goditje të saktë shënon pas një aksioni mirë të ndërtuar nga Nikli

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

38′ Hoti gjuan por nga vija fatale largon topi Kaçiu i Trepçës 89

29′ GOOOOL, GOOOOL, Pas devijimit të topit me kokë të Da Silvës është Pllana i Trpçës 89 që shënon në portën e gabar.

26‘ Hoti gjuan me vollej, por topi përfundon lartë mbi portë

22′ Rusi harkon, Herman devijon topi, por Smakiqi i sigurt nuk lejon të mposhtet.

04′ Mendurim Hoti (Fer) gjuan mirëpo goditja përfundon jashtë portës



Fillon takimi

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Dabiqaj, Millaku, Hoti, Da Silva, Fazliu, Rexha. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Kaçiku, Pllana, Jashari, Mersini, Hoti, Traore, Rusi, Herman, Hyshmeri. Kryetrajner: Sabit Osmani

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Kreshnik Vula

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

LIVE

Gjilani –  Keku 2:0

Përfundon ndeshja

90+6 GOOOOL, GOOOOL, Perez shënon pas asistimit të Fiton Hajdarit.

 90+ GOOOOL, GOOOOL, Shpend Hasani shënon gol në minutat shtesë të ndeshjes.

68′ Fiton Hajdari gjuan me kokë pas harkimit të Ansi Nikës, por pret ‘gardiani’ Drin Hodaj.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

36′ Amir Prishtina (KEK-u) devijon një top me kokë, por pret ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

22′ Stullqaku pranoi gjuan nga 10 metra, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja e ekipit vendas.

07′ Razak Keita (Gjil) nuk arrinë të godasë topin duke lejuar të shkojë në fundore dhe të shpërdorojë një rast të mirë shënimi.

Fillon takimi

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Papuqi, Lila, Magani, Halili, Jefferson, Aziz Keita, Shabani, Hajdari, Nika, Aziz Raza. Kryetrajner: Alban Hyseni

KEK-u: Hodaj, Kutllovci, Vitija, Prishtina, Jashanica, Lleshi, Berisha, Eminhaziri, Qerimi, Dushi, Stullqaku. Kryetrajner: Alban Dragusha

Gjyqtarë: Alban Shala, Besnik Morina, Fatmir Abrashi, Fatmir Tahiri

Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan