Feronikeli mund Lirinë me tre golat të bukur

Feronikeli ka mposhtur 3:0 Lirinë në ndeshjen e fundit të javës 14 të Raiffeisen Superligës. Mentor Zhdrella, Mendorim Olluri dhe Mirlind Demaku shënuan golat. Nikli kryeson renditjen me 29 pikë.

 

Kronika 

Feronikeli – Liria 3:0

90+3′ Mbyllet ndeshja, Feronikeli fiton 3:0.

90′ GOL: Mirlind Demaku realizon për 3:0. Gol i bukur i tij dhe festë e madhe për të, shënoi pas asistimit të Behar Maliqit.

89′ Bërbatovci assesi të shënojë, gjuan mbi portë.

86′ Kolshi ndal gjuajtjen e Gashit dhe më pas edhe të Bërbatovcit, rast i mirë për Lirinë.

82′ GOL: Mendorim Hoti realizoin super gol nga rreth 25 metra. Gjuajtja e tij përfundon në krahun e majtë të Ruxhit.

72′ Zhdrella për pak nuk shënon golin e dytë, pas një skeme të realizuar nga gjuajtja e lirë.

50′ Florim Bërbatovci humb një mundësi të mirë.

45+ Nis pjesa e dytë

+++

45′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0

43′ GOL: Mentor Zhdrella shënon nga gjuajtja e lirë. Goli i tretë i tij në dy ndeshje me Lirinë, dhe të gjithë nga gjuajtja e lirë.

34′ Behar Maliqi gjuan me kokë, topi del jasht porte, reagojnë myasfirët për faul, ndëshkohet Ruxhi me të verdhë.

32′ MEntor Zhdrella ndëshkohet me kartonin e verdhë, i pari në ndeshje.

26′ Qemajl Elshani gjendet mirë, gjuan nga 17-18 metra, pret Ruxhi, provon edhe Behar Maliqi por  jashtë. Raste të shumta për vendasit.

22′ Përparim Livoreka godet transverzalen, del i vetëm me portier, goditjen e parë e pret portieri Armend Ruxhi, të dytën e ndal transverzalja.

21′ Hoti gjuan mbi portë me kokë nga afërsia, pas harkimit të mirë të Qemajl Elshanit.

16′ Florim Bërbatovci i Lirisë gjuan mbi portë nga 17 metra.

8′ Rast ideal për Feronikelin. Përparim Livoreka gjendet mirë, gjuan nga 12-13 metra mbi portë.

– Ka nisur ndeshja

 

Formacionet zyrtare

FERONIKELI: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, Peci, Maliqi, Zhderlla, Livoreka, Elshani, Hoti. Trajner: Gani Sejdiu

LIRIA: Ruxhi, Mazreku, Dina, Gjeraj, Berisha, Ramadanaj, Dylazeka, Mullallari, Bytyqi, Fetahaj, Bërbatovci. Trajner: Erdogan Celina.

formacionet