Gjilani ndal Feronikelin në sfidën e kartonëve të kuq, fiton Istogu

Feronikeli dhe Gjilani kanë luajtur pa fitues 1:1, në kryendeshjen e javës 15 të Raiffeisen Superligës, të luajtur në Drenas.

Në këtë takim gjyqtari Besfort Kosumi ka ndarë tre kartonë të kuq, dy për Gjilanin.

Në ndeshjen tjetër, Istogu mundi Drenicën 2:1 në “Demush Mavraj”.

 

Kronikat

Feronikeli – Gjilani           1:1

Mbyllet ndeshja, 1:1.

90+4 Edhe një karton i kuq. Fidan Hasani i Gjilanit përjashtohet. Gjatë largimit në të hidhen gjësende nga tifozët.

90+3 Faton Maloku shpëton gol të sigurt, Feronikeli i pafat.

90+ Edhe një minutë lojë në Drenas.

84′ Goditje e lirë nga 40 metra për Feronikelin. Mentor Zhdrella për pak nuk befason Faton Malokun, topi shkon pranë shtyllës së tij, mbetet 1:1.

81′ Haxhimusa del me lotë në sy nga loja, goditet edhe me sende të forta nga tribunat, por për fat të mirë nuk qëllohet.

80′ Dy kartonë të kuq në Drenas. Te Feronikeli ndëshkohet Mendurim Hoti, kurse te Gjilani Betim Haxhimusa, pas një rrëmuje në fushë. Nxehet ndeshja.

78′ Zhagitje të mëdha të lojës nga futbollistët e Gjilanit në pjesën e dytë. Shumë kartonë të verdhë.

63′ Për dallim nga pjesa e parë, e dyta është e qetë, pa raste konkrete për shënim.

45+ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë, 1:1

45′ Haxhi Shala i Feronikelit harkon nga e djathta në 16-metërsh, Mendurim Hoti provon për mrekulli me gërshërë, por topi përfundon në duart e ‘gardianit’ Maloku.

24′ Aksion i zgjatur dhe i bukur i Feronikelit. Ibrahim Peci shërben në zonë Haxhi Shalën, ky i fundit e gjen bukur Qemail Elshanin, mirëpo, goditja e tij nuk e gjeti portën e Gjilanit, mbetet 1:1.

18′ Feronikeli provon ta gjejë edhe golin e dytë. Mesfushori Ibrahim Peci, provon nga 20 metra, topi shkon skaj shtyllës së portierit Faton Maloku.

GOL 10′ Barazon Feronikeli. Mesfushori Behar Maliqi harkon nga e majta për Përparim Livorekën derisa topin në portën e tij e dërgon mbrojtësi Arbër Shala.

GOL: 6′ Gjilani kalon ne epërsi.  Dren Gashi merr një top në mrsin e fushës, futet në zonë godet derisa topi i rrëshqet nga dora portierit Granit Kolshi dhe përfundon në portë.

– Ka nisur ndeshja

 

Formacionet zyrtare

FERONIKELI: Kolshi, Thaqi, Gërbeshi, Lladrovci, Shala, Peci, Maliqi, Zhdrella, Livoreka, Elshani, Hoti. Trajner: Gani Sejdiu

GJILANI: Maloku, Hyseni, Kastrati, Hasani, Shala, Mustafa, Haxhimusa, Shabani, Shaqiri, Gashi, Eminhaziri. Trajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtar kryesor: Besfort Kosumi

 

Istogu – Drenica 2:1

Fiton Istogu 2:1, mbyllet ndeshja

90+3′ Drenica humb rast ideal, Fatmir Balaj humb rast të mirë.

90+2′ Katër minuta shtesë janë, Istogu pranë fitores së katër këtë sezon.

75′ Mbetet 2:1.

65′ Vazhdon dominimi i Istogut, kërkojnë golin e tretë.

GOL 58′: Istogu kalon në epërsi 2:1. Ilir Syla shënues.

Mbyllet pjesa e parë 1:1.

GOL 44′ Barazon Istogu. Dukagjin Gashi shërben mirë Egzon Gashin që këtë herë realizon për 1:1

GOL 42′: Taulant Dajaku shënon nga 11-metërshi, 0:1 

41′ PENALLTI: Kastriot Mehmeti fiton penallti për Drenicën.

40′ Mungojnë vetëm golat

38′ Rasti më i mirë për Istogun, Egzon Gashi nga afërsia me kokë nuk mposhti Ymerin.

34′ Hysen Tahiri del i vetëm me portierin Hajrizaj, por edhe një herë nuk ka gol.

32′ Drilon Osmani i Drenicës gjuajti mirë nga largësia, por Hajrizaj e dëboi

18′ Gjuan Hysen Tahiri i Drenicës, por drejt në portier.

15′ Ende pa gola, dominon Istogu.

3′ Arbër Hoxha nuk realizon nga afërsia pas shërbimit nga Mensur Duraku.

– Ka nisur ndeshja

 

Formacionet zyrtare

ISTOGU: Hajrizaj, Kuqi, Rama, Syla, Shabanaj, Bruqi, F.Gashi, D.Gashi, Duraku, E.Gashi, Hoxha. Trajner: Genc Hoxha.

DRENICA: Ymeri, Lushtaku, Musa, Bejta, Maloku, Thaqi, Syla, Osmani, Tahiri, Dajaku, Mehmeti. Trajner: Fadil Rama.

Gjyqtar kryesor: Kreshnik Vula