Feronikeli mposhtë Dritën me eurogolin e Ollurit

Feronikeli ka mposhtur Dritën 1:0 me eurogolin e Mendorim Ollurit, në javën e dytë të Raiffeisen Superligës. Takimi u zhvillua në stadiumin e rinovuar “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

_________

90+4 Mbyllet ndeshja. Feronikeli mposhtë Dritën 1:0.

88′ Edhe dy mintua deri në fund. Drita po bënë përpjekjet e fundit për të barazuar rezultatin.

76′ Sllallom i Behar Maliqit, driblon 3-4 lojtarë dhe në fund pengohet.

71′ Xhevdet Shabani harkon nga këndi, por nga rrëmuja e krijuar nuk përfitojnë lojtarët e Dritës. Momente të mira të Dritës

63′ Te Drita inkuadrohet i rikthyeri, Mensur Limani.

63′ Festim Krasniqi i Dritës për pak nuk qëllon portën nga një pozitë e mirë.

59′ Fidan Gërbeshi ndëshkohet me kartonin e kuq. Mbrojtësi i Feronikelit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një dueli me Alban Shillovën.

48’ Mentor Zhdrella bukur shërben Behar Maliqin, por gjyqtari anësor, Bekim Rama, e ndal aksion për pozitë jashtë loje, edhe pse në xhirimin e SuperSport Kosova, shihet qartë që nuk ishte pozitë jashtë loje. Maliqi ndodhej vetëm me portier.

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1:0 për Feronikelin

45′ GOL: Mendorim Olluri realizon për Feronikelin me devijim nga një largësi prej mbi 20 metrash. 1:0.

41’ Alban Shillova del ne rast të mirë, më të mirin rast, por gjuan jashtë, gabim i një mbrojtësi të Feronikelit.

41’ Pak sekonda më vonë, Livoreka në rast ideal, nuk shënon. Ishte depërtim i mirë i Behar Maliqit.

24′: Feronikeli kërkon golin e epërisisë, Drita po mbrtohet.

7′: Mesfushori i Feronikelit, Mentor Zhdrella, e dërgon një top në zonë, mesfushori tjetër Qemail Elshani, godet më kokë, por topi shkon jashtë portës së mbrojtur nga Artan Latifi.

3′: Atmosferë impozante në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, arrijnë edhe tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’.

Formacionet

FERONIKELI: Kolshi, Doshlaku, Thaqi, Gërbeshi, Lladrovci, Peci, Zhdrella, Maliqi, Olluri, Elshani, Livoreka. Trajner: Gani Sejdiu.

DRITA: Latifi, Haliti, Cakaj, Qerkini, Kastrati, A.Limani, Ramadani, Shabani, Tusuni, Baxhuku dhe Shillova. Trajner: Bekim Isufi.

feronikeli-drita