Feronikeli dhe Prishtina vazhdojnë luftën drejt titullit

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është përmbyllur java e 26-të e Superligës së Kosovës.

Dy ekipet që janë duke luftuar për titull kanë arritur të marrin tre pikë të vlefshme.

Feronikeli ka shënuar në fitore në udhëtim në Prizren ndaj Lirisë, ndërsa Prishtina po ashtu në udhëtim në Ferizaj.

Nikli ishte gjatë gjithë kohës më e mirë se Liria, dhe arritën të gjenin golin e epërsisë qysh në minutën e nëntë të ndeshjes nëpërmjet Kastriot Rexhës.

Edhe golin e dytë e shënoi Kastriot Rexha ndërsa Mevlan Zeka dhe krejt në fund Dabiqaj shënuan për rezultatin përfundimtar 0 me 4.

Ndërsa Prishtina mori 3 pikë falë lojës tejet të mirë. Meriton Korenica ishte ai që hapi serinë e golave në ndeshje, ndërsa mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi shënoi një supergol na goditja e dënimit.

Me këto fitore, Nikli renditet e para me gjithsej 62 pikë, ndërsa Prishtina ka 3 pikë më pak se skuadra nga Drenasi./GazetaOlle/

 

LIVE

Ferizaj – Prishtina 0:2

Përfundon ndeshja

86′ Pefqeli gjuan brenda zonës, por godet vetëm rrjetën e jashtme.

79′ GOOOL, GOOOL, Armend Thaqi shënon një supergol nga goditja e dënimit.

62′ Mankenda lëshon një super rast, pas bashkëpunimit me Mario Morinën del ballë për ballë me gardianin vendas i cili pret goditjen e sulmuesit të Prishtinës

58′ Lojë kryesisht e fokusuar në mesfushë, pa ndonjë rast të mirë shënimi deri më tani në pjesën e dytë

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

29′ Goool, Goool Meriton Korenica ka realizuar për Prishtinën

23′ Mankenda gjuan me të majtën, por nuk qëllon cakun

11′ Argjend Mustafa i Prishtinës provon nga distanca, por pengohet me faull

Fillon takimi!

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Blakçori, V. Shabani, Dr. Gashi, Kuka, Mone, Dautaj, Demiri, Idrizi, E. Shabani, Du. Gashi, Shosha. Trajner: Bylbyl Sokoli

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Dallku, Haliti, Bashiru, Miftaraj, Mustafa, Ahmeti, Korenica, Mankenda, Morina, Kryetrajner Mirel Josa.

Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Bicaj, D. Preniqi dhe B. Ajeti

LIVE

Liria – Feronikeli 0:3

Përfundon ndeshja

79′ Liridon Fetahaj gjuan nga distanca, por godet traversën.

70‘ Gooool… Mevlan Zeka shkëputet bukur në zonë pas ndërprerjes dhe realizon në portën e Gashit.

50′ Fitim Susuri nuk arrin të godas në minutën e fundit pasi doli ballë për ballë me gardianin Smakiqi

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

36′ GOOL, GOOL Kastriot Rexha ka realizuar edhe golin e dytë. Sërish asistim i Fazliut

27′ Lapidar Lladrovci godet me kokë, por goditja e tij përfundon pak jashtë portës

13′ Kastriot Rexha godet mjaftë mirë por pret gardiani Flamur Gashi

12′ Mendurim Hoti lëshon një rast të mirë shënimi pas harkimit nga Yll Hoxha.

08′ GOL, GOOL, Shënon Kastriot Rexha pas asistimit të mirë nga Astrit Fazliu.

Fillon takimi!

Formacionet zyrtare:

Liria: Gashi, Dina, Thaqi, Jimenez, Daci, Mustafa, Susuri, B. Memaj, Gashi, Fetahaj, A. Memaj. Trajner: Erdogan Celina

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Hoxha, Lladrovci, Millaku, Morina, Hoti, Fazliu, Silva, Prekazi, Rexha. Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: B. Kasumi, B. Morina, G. Hyseni dhe A. Shala