Besa e Trepça ’89 kompletojnë gjysmëfinalen

Besa dhe Trepça ’89 kanë kaluar në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll. Pejanët mposhtën Llapin në “Shahin Haxhiislami” 2:0. Fatih Karahoda e Qëndrim Dautaj, shënuan nga një gol në secilën pjesëlojë.

Në anën tjetër, me shifrat e njëjta (2:0), 89-shi mundi Gjilanin, por si mysafir. Zëvendësuesi Diar Mustafa dhe Berat Hyseni shënuan golat për mitrovicasit. Hero i takimit ishte Arbër Potoku, që asistoi dy herë për bashkëlojtarët e tij.

Dy gjysmëfinalistët tjerë janë Feronikeli e Drenica, që të mërkurën mundën Dritën e Istogun.

Rraportet në mënyrë kronologjike

BESA – LLAPI 2:0

Mbyllet ndeshja, 0:2.

76′ Goooool. Qëndrim Dautaj çon rezultatin në 2:0 për Besën. Pejanët pranë gjysmëfinales.

65′ Llapi po dominon më shumë, por pa rrezikuar seriozisht

62′ Dukagjin Gashi nuk befason Ilir Blakqorin

48′ Rast i mirë për Llapin, por portieri Bytyqi shpëton portën e tij.

– Nis pjesa e dytë

besaaaa

– Mbyllet pjesa e parë, me epërsinë e Besës të krijuar nga Fatih Karahoda.

45′ Peci për pak nuk befason Malokun, pas një gjuajtje të mirë nga largësia

42′ Dautaj vonohet për të gjuajtur nga një pozitë e mirë

35′ Benjamin Emini depërton mirë në mbrojtjen e Besës, por nuk shënon.

23′ Besa vazhdon të dominojë, por pa mundur të krijojë ndonjë rast ideal.

8′ Shënon Besa. Kasapi harkon nga e majta, Fatih Karahoda me kokë realizon për 1:0.

 karahoda

Formacionet

BESA: Bytyqi, Qorraj, Fl.Papuqi, Dabiqaj, Cacaj, Hasani, Duraku, Rexhaj, Karahoda, Dautaj, Gashi. Trajner: Arbnor Morina.

LLAPI: A. Blakqori, Jashari, Krasniqi, Emini, I.Blakqori, Namani, Zogiani, Mehmeti, Dragusha, Zeqiri, Mavriqi. Trajner: Tahir Batatina.

 

 

GJILANI – TREPÇA ‘89 2:0

Mbyllet ndeshja, kualifikohet Trepça ’89

88′ Sërish Lushtaku, humb rast të mirë

82′ Lushtaku humb rast ideal.

80′ Goooool. Trepça ’89 shënon për 0:2. Arbër Potoku sërish asiston, këtë herë Berat Hyseni realizon.

76′ Karton i kuq për Lirian Feratin e Gjilanit, pas dy të verdhëve.

70′ Arbër Shala nuk reagon më mirë nga një depërtim i mirë

63′ Gooool. Shënon 89-shi. Katrati gabon, Potoku bukur asiston nga e majta, Diar Mustafa shënon për 0:1.

 

– Nis pjesa e dytë

– Mbyllet pjesa e parë, me dominim të Trepçës ’89, të cilës po i mungon vetëm goli

44′ Diar Mustafa gjuan skaj portës

40 Ferati i vendasve, nuk shfrytëzon më mirë një mundësi të ofruar

31′ Kastrati për pak nuk shënon me kokë për Gjilanin. Rast i mirë

30′ Largohet Kurtishaj, nuk mund të vazhdojë ndeshjen shkaku i lëndimit. Hyn Diar Mustafa.

25′ Lëndohet Blerand Kurtishaj, mbetet i shtrirë në fushë.

21′ Arbër Shala gjuan mbi portë

19′ Ilir Izmaku për pak nuk realizon për mysafirët

18′ Kurtishaj nuk godet si duhet nga një pozitë e mirë

3′ Trepça ’89 po dominon, dy – tri herë del në gjysmë rast

 

Formacionet

GJILANI: Maloku, Arifi, Maliqi, Kastrati, Shala, Kosumi, Musatafa, Vi.Sermaxhaj, Morina, Salihu, Ferati. Trajner: Sadullah Ajeti

TREPÇA ‘89: Beqiri, Musaj, Potoku, Izmaku, Bekteshi, Peci, A.Mustafa, Baliqi, Kurtishaj, Hyseni, Lushtaku. Trajner: Afrim Tovërlani

Loading...