Lista zyrtare: Suedia pa futbollistët kryesorë ndaj Kosovës, grumbullon kryesisht lojtarë vendorë

Në Doha të Katarit, Kosova do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë.

Takimi do të jetë jashtë kalendarit të FIFA-s dhe për këtë arsye shumë lojtarë të njohur do të mungojnë, përcjellë Gazeta Olle.

Federata e Futbollit të Suedisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret e Katarit.

Shumica e futbollistëve janë të kampionatit suedez, i cili është në pushim dimëror.

Më poshtë lista komplete e Suedisë:

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala edhe ndihmës selektori Muharrem Sahiti, janë paraqitur në konferncë për media.

Ata kanë folur për ndeshjen me Suedinë, e cila luhet jashtë kalendarit të FIFA-s.

“Ndeshja është jashtë kalendarit të FIFA-s dhe lojtarët kryesorë do të mungojnë”, deklaroi Sahiti.

“Jemi duke biseduar me disa lojtarë të Kosovës të cilët gjenden në Skandinavi për të luajtur në këtë ndeshje”.

Në këtë ndeshje pritet të luajë Herolind Shala, i cili mundoi për shkak të lëndimit në dy takimet e fundit.

“Herolind Shala pritet që të vijë”, shtoi Sahiti.