Lista përfundimtare e Feronikelit dhe trajneri i ardhshëm (FOTO)

Dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, do të zgjohet shumë shpejtë nga ‘gjumi’.

Klubi nga Drenasi pritet të nis misionin për edicionin e ardhshëm gjatë këtij muaji.

feronikeli

Kështu të paktën paralajmëron drejtori Artan Berisha.

“Pas muajit të Ramazanit do të vendosim për listën përfundimtare të lojtarëve për edicionin e ardhshëm”, thotë Berisha për Gazetën Olle.

feronikel i12

I pyetur për trajnerin e ardhshëm, ai shton: “Do të vendosim edhe për trajner. Momentalisht nuk ka diçka konkrete”, shtoi Berisha.

Feronikelin e mbylli kampionatin në vendin e katërt, pas dy titujve rresht të fituar në edicioniet 2014/2015 dhe 2015/2016.

Nga skuadra deri më tash është larguar vetëm Blerand Kurtishaj që kaloi sot tek Trepça ’89.

feronikeli 56

 

feronikeli