Lisi gjigant, ‘double double’ fantastik kundër Rumanisë

Basketbollisti pejan, Lis Shoshi, shkëlqeu në sfidën që Përfaqësuesja e Kosovës për pak e humbi në udhëtim te Rumania.

Lisi luajti në formën e tij më të mirë, duke përdorur të gjitha metodat për ta ndihmuar skuadrën e tij të fitojë, shkruan Gazeta Olle.

Ai realizoi plot 29 pikë për aq minuta lojë, teksa ka shtuar edhe 18 kërcime për një ‘double double’ fantastik.
Lisi shënoi dy herë nga po aq tentime për tre pikë, ndërsa kishte përqindje 50 nga gjuajtje nga gjysmë-distanca.

Dardan Berisha shtoi 24 pikë, por realizoi vetëm tre nga 10 tentimet e tij për tre pikë, ndërsa Gëzim Morina shtoi 22 pikë. /Gazeta Olle/