Lirisë i largohet një ndër futbollistët kryesor

Njëri prej futbollistëve më me përvojë te Liria, Robert Gjeraj, nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në stinorin e ardhshëm.

Gjeraj ka deklaruar për faqen Teleskopi se nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontratë të re, ndërsa tani ka filluar të mendojë ofertat të cilat do të vijnë në drejtim të tij.

“Nuk kemi arritur të gjejmë një gjuhë të përbashkët me Lirinë. Thjesht, nuk kemi arritur një marrëveshje, andaj nuk jam më pjesë e kësaj skuadre. Pres oferta nga ekipet tjera, do t’i shqyrtoj kushtet e më pas do të vendos se cilit klub do t’i bashkohem,” ka thënë ai për Teleskopin.

Gjeraj me Lirinë në stinorin e fundit ka pasur 32 paraqitje në Superligë.