Lirim Kastrati një shembull i vërtetë, luan në Kroaci por nuk e harron Kikën!

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, nesër do të jetë prezent në ndeshjen Kika – Ballkani.

Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit do ta mbështesë ekipin e Kikës në ndeshjen çerekfinale të Digitalb Kupës.

Ky është mesazhi i plotë i Lirimit në rrjetin social Facebook:

“Neser klubi im i fëmijëris, klubi ku unë fillova rrugën drejt andrres si futbollist, zhvillon njëren ndër ndeshjet më të rëndësishme në historin e saj në kuadër të kupës së Kosovës!

Tifozët LUANËT janë gjithmonë pranë klubit pavarsisht terenit ku zhvillon ndeshje KIKA!

Nesër mund të jete dita kur futbollistët sëbashku me dy super trenerat Hetem Sogojeva dhe Bujar Vraniqi do të bëjnë historinë me fitore eventuale!”.