Lirim Kastrati i pandalshëm në Kroaci, ky është goli i radhës

Sulmuesi 19-vjeçar, Lirim Kastrati është duke shkëlqyer në kampionatin kroat të futbollit.

Skuadra e tij, NK Lokomotiva, është duke e zhvilluar ndeshjen e javës së 10-të  në udhëtim te Inter Zapresic dhe aktualisht është duke pësuar humbje me rezultat 1:2.

Pikërisht Kastrati e ka shënuar golin e vetëm për mysafirët dhe tani është golashënuesi më i mirë në ligën kroate me 7 gola.

Kastrati është ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challendes, për dy ndeshjet e radhës ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu.