Liridon Leci ndahet me Prishtinën

Liridon Leci nuk është më lojtar i Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari në Facebook.

Ai është ndarë sot me klubin, pasi sipas tij nuk gjetën marrëveshjen për vazhdim të bashkëpunimit.

“Nga sot kam vendosur që të mos jem më pjesë e klubit e FC Prishtina, për arsye se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për bashkëpunim në sezonin e ardhshëm. Karrierën time kam vendos ta vazhdoj në ndonjë klub tjetër”, shkruan Leci në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Mbrojtësi prishtinas kishte kaluar në Prishtinë verën e kaluar nga Hajvalia.

leciii leci 5656 leci