Liridon Latifi shënon gol, skuadra e tij kualifikohet

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Liridon Latifi ka gjetur rrugën e rrjetës në kupë ndaj Penygior, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë 0-6 në transfertë, duke ndihmuar kështu Pushkash Akademinë që të kualifikohet mes 16 më të mirave të Hungarisë.

Ishi i Skënderbeut shënoi golin e 3-t në minutën e 78-të teksa u aktivizua nga trajneri si titullar.

Edhe pse roli i tij natyral është mesfushor krahu ofensiv, Latifi u aktivizua si sulmues i mirfilltë në këtë sfidë.

Për sa i përket aktivizimit në kampionat ka qenë me pikatore.

Në 5 ndeshjet e fundit futbollisti i Kombëtares shqiptare është aktivizuar vetëm 84 minuta.