Liridon Krasniqi largohet i përlotur nga skuadra e tij

Liridon Krasniqi i ka dhënë fund aventurës me skuadrën nga Malajzia, Kedah.

Futbollisti kosovar ka dhënë në mëngjesin e sotëm lajmin lamtumirës për largimin nga skuadra malajziase.

Krasniqi nuk ka dhënë ndonjë detaj se ku do të vazhdoi karrierën, por ka zgjedhur fjalët më të mirë për Kedah ne mesazhin lamtumirës.

“Faleminderit Kedah për besimin në mua. Sot është një ditë e trishtuar dhe me lot në sy gjatë këtij shkrimi më duhet të them se po largohem”

“Unë premtoj se kurrë nuk do të iu harroj. Nëse kam bërë diçka të gabuar, më falni. Ndoshta një ditë do të jemi përsëri bashkë” shkruan ndër të tjera Krasniqi në njoftimin e fundit si lojtar i Kedah.