Liria vazhdoi serinë e fitoreve

Futbollistët e Lirisë kanë vazhduar serinë e fitoreve, të nisur që nga starti i këtij edicioni. Këtë herë u mund skuadra nga kryeqyteti, 2 Korriku.

Ndeshja që pati dinamikë tërë kohën, fillimishtë epërsi patën vendësit. Por, pjesa e dytë u dominua nga ‘bardhezinjtë’.

Vendësit kanë shënuar të parët, 1:0, nga një pozitë e dyshimtë, kur Leotrim Gashi (’10) shënoi, e paraprakishtë anësori, Ramadan Hyseni ngriti flamurin për pozitë jashtë loje, por menjëherë e uli ate, dhe kryesori (Selim Isufi) e pranoi golin.

Duhet thënë se edhe kësaj radhe, protagonistë ishte Liridon Fetahaj që shënoi një herë (’54), për 1:1, dhe asistoi për Qëmdrim Gashin, kur ky  shënoi për 1:2 (’60) e që solli rezultatin përfundimtar dhe fitoren për prizrenasit. Gashi, më pas ka mundur të shtoj epërsinë, ku doli në pozitë ballore me portierin vendës, por ky i fundit ia mohoi golin.

Pjesa e dytë në tërësi u administrua nga ‘bardhezinjtë’, por që nuk pati më gola deri në fund.

Ndeshja u zhvillua në prani të një numri të vogël të tifozëve dhe ajo qe fer dhe korrekte.

Për Lirinë , luajtën:Ruxhi, Mazreku, Qakalli, Brando, Loshaj, Rexhaj (Bytyqi), Elezaj (Guci), Mullallari (Komoni), Gashi, Kryeziu e Fetahaj.

Javën e ardhshme Liria pret në  ‘Përparim Thaçi’ Lepencin.