Liria shpall konkurs për futbolliste

Klubi Futbollistik ‘Liria’, shpallë konkurs për regjistrimin e vajzave në KFF (Klubi Futbollsitik i Femrave), që do të jenë nën ombrellën e Lirisë, thuhet në njoftimin e klubit prizrensa.

“Të interesuarat duhet të jenë të moshës së viteve: 2002, 2001, 2000,1999 dhe 1998. Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 maj 2017  deri më 10 qershor 2017. Regjsitrimi bëhet në lokalet e adminsitratës së klubit, çdo ditë pune nga ora 10-16”, njofton Liria.

Poqese, arrihet numri i nevojshëm i vajzave të regjsitruara, KFF ‘Liria’, do të merrë pjesë në garat zyrtare të Ligës së femrave të organizuara nga FFK-ja, për edicionin 2017/2018.