Liria rikthen në skuadër tre ish-futbollistët e njohur!

Skuadra e Lirisë ka konfirmuar rikthimin e tre ish futbollistëve të saj në ekip.

Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi e Behar Dina janë ardhjet e reja te prizrenasit, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, Liria ka shkruar se trajneri i ri i ekipit Skender Shëngyli do të ndihmohet nga Sinan Osmani e Hëzër Doda.

Më poshtë njoftimi zyrtar i klubit të Lirisë:

Liria me objektiva të qarta

Rikthehen në klub Karahoda, Gashi e Dina

Ka tre ditë që nën drejtimin e kryetrajnerit Skender Shengyli, Liria po vijon me fazën përgatitore.Gjatë këtyre ditëve po vërehet punë dhe përkushtim i të gjithëve, që nga shtabi teknik, futbollistët dhe vetë drejtuesit e KF Liria.
‘Ndonëse, kemi nisur me shumë vështërsi tashmë të njohura, ne bashkarishtë po bëjmë punën tonë që të jemi sa më të përgatitur për stinorin pranveror’, ka thënë kryetari i klubit, Qemal Krasniqi.
Ndërkaq, Skender Shengyli, kryetrajner që po ndihmohet nag Sinan Osmani e Hëzër Doda, pohon:’duhet mobilizim i të gjithëve, për të evituar pengesat dhe mungesat që nga koha e shkurtër deri tek përforcimet.Besoj që bashkërishtë do t’ia dalim’, ka thënë ai.
Lajm i mirë është se gjatë ditës, Liria riktheu në taborin e vetë ish futbllistët: Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi e Behar Dina.
Marrëveshjen në emër të kolegë e ka konfirmaur edhe Fatih Karahoda.’Kemi arritur marrëveshje pas takimit dhe bisedave që kishim me drejtuesit e ri të Lirisë. Shpresoj dhe premtoj që me angazhimin e të gjithëve Lirinë ta kthejmë në Supelrigë’, ka thënë Karahoda.
Ai, bashkë me Qëndrim Gashin e Behar Dinën, nesër do të paraqiten në stërvitje.
Ndërsa, prezantimi formal i tyre, do të bëhet ditëve në vijim.