Liria nuk e liron Islamajn

Besart Islamaj prej disa ditësh ndodhet tek skuadra shqiptare Laçi, mirëpo sipas drejtuesve të Lirisë, ai nuk mund të kalojë te kjo skuadër.

Zëdhënësi i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj thotë se ata nuk do t’ia lëshojnë Islamajt fletëlëshimin, as për Laçin as për ndonjë klub tjetër.

“Deri tash nuk kemi ndonjë kontakt nga Laçi apo ndonjë skuadër tjetër për Islamajn, prandaj ne e kemi fletëlëshimin e tij dhe pa të nuk mund të shkojë askund”, tha Kajdomçaj për GazetaOlle.com.