Liria mund Korabin, para rreth 300 shikuesve

Para rrethë 300 shikuesve, Liria ka mundur skuadrën e elitës shqiptare Korabin, 1:0.

Autor i golit të vetëm ishte, Meriton Korenica, kah fundi i pjesë së dytë.

Korenica, shënoi pas asistit të bukur të Qëndrim Gashit, i cili depërtoi nga e majta dhe nga një pozitë e vështirë, krosoi për Korenicën, që nga afër shënoi për fitoren minimale.

Ajo që vlen të theksohet, skuadrat luajtën bukur pa kalkulime dhe ishte një ndeshje tejet dinamike.

liriaa

Liria ndihmohet me topa

Një tjetër lajm i mirë për Lirinë ishte ndihma që iu bë nga një bashkëatdhetar. Jeton Krrabaj,  ish futbollsit i Lirisë, tashmë afaristi i shquar në Zvicërr, pos që ka aranzhuar ndeshjen ndërmjet Lirisë e Korabit, ai ndihmoi Lirinë edhe me topa të kaulitetit të lartë.

Krrabaj, KF Liria, i dhuroi topa të cilësisë, me të cilën edhe u luajt Europiani i fundit në Francë.

Në emër të KF Liria, afaristin e falenderoi , kryetari Mirsad Çollaku.’Nuk është kjo hera e parë që z.Krrabaj ndihmon Lirinë. Gjithësesi, ai është ndër ish futbollsitët prizrenas, tash afaristë në Zvicërr që nuk e harron klubin, por e ndihmon sa herë që i jepet mundësia.Për këtë e falenderojmë’, ka thëhë Çollaku