Liria, me sy nga ‘tregu’ shqiptar

Derisa futbollistët dhe shtabi teknik janë në pushim të merituar, anëtarët e Bordit jan në vlugun më të madhë të punëve.

Me hyrjen në Superligë janë shtuar detyrimet, në mënyrë që skuadra të jetë konkurente dhe të plotësojë kërkesat e adhuruesve të saj.

‘Jemi në kontakt me disa futbollistë që vijnë kryesishtë nga Superliga e Kosovës. Që nga dje vëmendjen e kemi kthyer edhe kah futbollistë që vijnë nga Shqipëria. Do të jemi të vëmendshëm dhe të sjellim lojtarë cilësor’, ka thënë Mirsad Collaku, kryetar.

Ai, nuk ka zbuluar emra. Ndërkaq, për angazhimet eventuale nga Shqipëria, Collaku thotë se kontakti është vënë përmes ish fubollistit të njohur, Alsid Tafili, që dikur ishte pjes e ‘bardhezinjëve’, e  që aktualishtë luan me Vllazninë.

‘Të shohim në ditët në vijim si do të rrjedhin gjërat. Por, risi në përforcime do të ketë’, tha ai për ueb faqen e klubit.

Nërkaq, Alsid Tafili, për sajtin e klubit tha: “Kam detyrim që të ndihmojë Lirinë. Lirinë e kam në zemër dhe sa herë që të më jepet mundësia do të jem afër saj. Në Prizren kam kaluar vite të shkëlqyeshme. Lojtarët që u kam propozuar jan talent dhe me të ardhme. Normalisht për angazhimin eventual të tyre do të vendosin drejtuesit e klubit’, ka thënë ai. (B.K.)