Liria me stadium modern (FOTO)

Në takimin që të shtunën mbrëma KF “Liria”, mbajti me donatorë e ku u paraqit një video e projektit të stadiumit të ri, që është në fazën tenderurese, kryesuesi i Asamblesë Komunale, z.Kujtim Gashi që ishte prezent, shpalosi disa detaje.

Ndërkaq, në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Të nderuar miq, të respektuar sportdashës. Pas marrjes së KF “Liria” nën menaxhimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, pas zhgjedhjes së kryesisë profesionale të klubit, një vit më parë, dhe pas hyrjes së klubit në Superligën e Kosovës, i erdhi koha edhe investimeve në Stadiumin ‘Perparim Thaçi’.

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me kryesinë dhe kryetarin e klubit, ka hartuar projektin për ndërtimin e tribunave të stadiumit në katër anët e saj, duke përfshirë ndërtimin edhe të shumë lokaleve nën tribuna (ulëset), ndrrimin e barit të fushës dhe pajisjet e nevojshme për një stadium me standarte të duhura.

Punimet do të fillojnë pas përfundimit të procedurave tenderuese, dhe do të zhvillohen gjatë viteve 2016/17, finacimi do të bëhet nga Komuna e Prizrenit”.

Ta gëzojmë së bashku!”

Olle ju sjell edhe një foto të projektit të stadiumit.

liria stadiumi