Liria mban mbledhjen e rregullt të punës: Këto ishin vendimet e marruara

KF Liria ka njoftuar se dje ka mbajtur kuvendin e rregullt të punës në ekip.

Nga 45 anëtar të kuvendit të punës te Liria, 33 prej tyre ishin prezent në mbledhje, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i plotë i KF Lirisë:

Mbrëmë, (01.12.2019) u mbajt kuvendi i rregullt i punës së KF LIRIA.

Me të filluar puna e kuvendit, kryetari i klubit zt. ILIJAZ ILIJAZI, iu shpjegoi anëtarëve të rinjë të dhe atyre që ende kanë mandate, se mbledhja e kuvendit është thirrur në bazë të vendimit të asamblesë komunale të Prizrenit, të dt.30.10.2014 lidhur me organizimin, thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit të klubit të futbollit “LIRIA” ( vendim i njëjtë me të cilin ishte përzgjedhur edhe kuvendi i kaluar).

Pasi që në statut ka mangësi rreth qështjes së anëtarëve të kuvendit të cilëve ju skadon mandati çdo 4 vjet,
në bashkëpunim të ngusht me DKRS-në e Prizrenit si donator kryesor i klubit tonë publik, janë propozuar për anëtarë të rinjë 45 kandidat, prej tyre 33 ishin të pranishëm. Ndër ta shumë emra eminent të futbollit prizrenas si dhe disa donator e anëtarë të kryesisë së klubit.

Fotografia e LIRIA FC

Pasi që të gjithë me ngritje dore pranuan detyrën e re si anëtarë të kuvendit, në vazhdim kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e punës,
në përbërje prej tre anëtarëve ;
IILIJAZ ILIJAZI, ARBEN GASHI dhe NEHARI TOSKA.
Kryesia e punës propozoi rendin e ditës e që u miratua njëzëri nga kuvendi, ku pika kryesore të ditës ishin:
1.Raporti i punës nga bordi i klubit prej periudhës së kuvendit të fundit të mbajtur e deri me tani.

2.Debat dhe rekomandime mbi statusin e klubit dhe qëndrueshmërinë financiare të saj, pas ketij sezoni futbollistik.
Dhe pika e tretë;

3.Të ndryshme.

Kryetari dhe kontabilisti i klubit pasi që anëtarëve të rinjë i kishin ofruar në detaje të dhënat me shkrim rreth shpenzimeve gjatë kësaj periudhe kohore, e gjithashtu paraqiten edhe të dhënat e auditorit, filluan diskutimet rreth qështjeve në fjalë.

Anëtari i kuvendit të klubit Shaban Papiçi pasi i përshëndeti të pranishmit, kërkoi më shumë transparencë dhe debat rreth qështjeve të klubitit si dhe kërkoi sqarim për disa detaje rreth huazimeve në klub, e që mori pergjigje pozitive nga kryetari dhe nga kontabilisti i klubit.

Nehari Toska në këtë drejtim tha se beson në të gjitha këto të dhëna por mendon se duhet të ketë më shumë angazhim në anën menaxheriale dhe sa me pak apo aspak ndikim politik gjatë rrugëtimitit të klubit.

Fotografia e LIRIA FC

Pati edhe diskutime nga Astrit Berisha dhe Besim Xhambazi në lidhje me financat në klub.
Ndërsa rreth pikës së dytë, Alev Nus tha që duhet të kemi kujdes rreth statusit të klubit në të ardhmen dhe të marrim modele/mostra përreth nesh apo edhe në rajon që të mos ngutemi dhe gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e kryetarit te Komunës dhe drejtorit të DKRS-së, të bëjmë hapin e duhur të radhës.

Anëtari tjetër i kuvendit, Gzim Has njëjtë si parafolësi propozoi që të shikojmë apo hulumtojmë modelin më të mirë të mundshëm, nëse dëshirojmë privatizim 100%, privatizim publiko –privat, apo edhe ndonjë formë të shoqërisë aksionare.

Në gjithë këtë debat u përfshi me disa rekomandime edhe Bedridin Gjinali dhe Rexhep Gaxholli duke thënë që kjo gjë do ishte mirë të përfundojë para sezonit të ardhshëm.

Në fund u dakorduam që Kryesia e klubit bashkë me kryetarin e komunës dhe drejtorin e DKR-së të i diskutojë të gjitha modalitetet e mundshme për privatizim dhe bashkë me kuvendin e klubit të sjellin një vendim për ecurinë e mëtejshme të KF LIRIA.

Mendime përafërsisht të njëjta kishin edhe Nuretin Colaku, Arben Mashkulli,
Adem Doda, Alban Shala dhe të tjerët.

Në vijim u vendos që në mbledhjen e radhës të bëhet amandamentimi i disa neneve në statut që të mos ketë paqartësi rreth anëtarëve të rinjë të kuvendit.

Fotografia e LIRIA FC