Liria, marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin nga Turqia

Një delegacion pesë anëtarësh i KF Liria, kryesuar nga kryetari Mirsad Çollaku, ka qëndruar për vizitë katër ditore në Turqi, përkatësishtë në Ankara dhe në Stamboll. Fokusi i qëndrimit ka qenë lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me gjigantin turk, Gençlerbirligi.

Delegacioni i Lirisë është pritur nga nënkryetari i kësaj skuadre Niyazi Aktas dhe kryesia e klubit. Në takim që publicitet i kanë dhënë edhe mediet turke është folur për bashkëpunimin e ndërsjellë.

li

‘Pos vëllazërimti të klubeve, jemi dakorduar të vazhdojmë bashkëpunimin ndërmjet klubeve në shumë sfera, përkatësisht në ngritjen sa më profesionale te klubit tonë, tashmë pas pranimit në UEFA e FIFA. Shpejt një delegacion nga Gençlerbirligi do të vizitojë Lirinë dhe nga afër do të shikojnë nevojat që kemi dhe mundësit për të dhënë ndihmë konkrete. Ndërkohë, po pas vizitës së drejtuesve të kësaj skuadre, do të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi’, ka thënë Çollaku, pas kthimit nga Turqia.

Delegacioni i Lirisë, ka ndjekur ndeshjen ndërmjet Gençlerbirligit e Eskishejir.

Ndërsa, ka patur takim edhe me biznesmenë me origjinë nga Kosova që janë duke vepruar në Samboll, sikurse është Minir Hakcan.

lir

 

Gjatë këtij takimi është folur për mundësit që bashkëatdhetarët që kanë biznese atje, ta ndihmojnë Lirinë.

Pjesë e delegacionit ishin edhe: Besim Shkreli, Erxhan Dana, Mitat Mhameti e Afrim Kala. Ata janë takuar edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Ankara, Avni Spahiu.