Liria kthehet në Kosovë, ka një premtim për tifozët

KF Liria përmbylli me sukses fazën përgatitore 10 ditëshe në ‘Tropikal’ të Durrësit.

Stërvitjet u zhvilluan ashtu si ishte paraparë sipas planit të kryetrajnerit Anesse dhe nga nesër me fillim në ora 11:00, Liria vazhdon me stërvitjet e radhës në stadiumin e qytetit të Prizrenit në ‘PËRPARIM THAQI’, transmeton Gazeta Olle.

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës starton këtë fundjavë më 16 shkurt, derisa skuadra prizrenase shpreson se do të ketë një stinor sa më të suksesshëm.