Liria i jep pagat ende pa u mbyllur muaji

Klubi futbollistik i Lirisë, ka dërguar komunikatë për shtyp me rastin e dhënies së pagave për muajin mars, të cilat i ka dhënë ende pa u mbyllur ky muaj.

“Ende pa përfunduar muaji, futbollistët e Lirisë dhe stafi tjetër, të hënën (sot) kanë marrë pagat e muajit mars. Kjo ka gëzuar të gjithë  në klub. ”Ky fakt tregon që Bordi i ri është shumë serioz dhe gjithë premtimet po i realizon në përpikëri”, ka thënë Erdogan Brando kapiten, që në emër të bashkëlojarëve ka falenderuar anëtarët e Bordit dhe përmes tyre gjithë kontribuesit.

Është hera e  tretë  (pëfshirë dhe janarin e shkurtin) që kryetari, z.Mirsad Çollaku dhe Bordi i ri, që kur nga 15 janari morën detyrën, kanë shpërndarë paga, madje këtë herë para fundit të muajit.

“Meqenëse siguruam mjetet nga donatorët, deshëm që ende pa përfunduar muaji ti shpërndajm pagat për mars. Ne, jemi këtu për të bërë më të mirën për klubin. Lojtarët., dhe stafi tjetër poashtu të bëjnë punën e tyre, në mënyrë që të shpërblehet puna e dyanshme. Edhe për këto paga (të muajit mars), mejtet janë siguruar nga donatorët për çka u jemi shumë mirënjohës. Pa ndihmën e tyre vështirë se do të arrinim të ekzekutonim pagat. Unë, në emër të Bordit, futbollistëve dhe stafit tjetër mbështetës Ju shpreh mirënjohjet më të thella”, ka thënë Çollaku.

Ndërkaq, shpejt pritet që në lloagrinë  e KF “Liria”, të derdhen mjetet tashmë të zotuara nga Komuna dhe që kanë kaluar procedurat e nevojshme.

Liria, deri tani ka bilans prej tri fitoreve, nga tri ndeshje dhe është në ndjekje të pozitave që çojnë direkt në Superligë”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.