Liria-Gjilani, Kera fyeu publikun prizrenas

Mesfushori i Gjilanit, Bahri Kera, duket se e ka humbur kontrollin në ndeshjen ndaj Lirisë, pasi që pas përfundimit të 90-minutëshit është ndëshkuar me karton të kuq për shkak të provokimit të publikut.

Të paktën kështu ka shkruar faqja zyrtare e klubit prizrenas në Facebook, duke shkruar që vushtrriasi e ka fyer publikun prizrenas.

“Ndeshjen me autoritet e ka drejtuar Hajriz Hajdari, që me karton të kuq, pas përfundimit të saj ndëshkoi Kerën, që fyeu publikun vendas. Ishte reagimi i zyrtarëve të Lirisë, që qetësuan masën pas këtij gjesti”, ka shkruar faqja e klubit prizrenas. /Olle