Liria falënderon Komunën për përkrahjen, fton të rritet bashkpunimi

Në ambientin e restaurant  ‘Elegant 2’, KF “Liria”, mbajti takim me donatorë. I pranishëm ishe edhe kryesuesi, Kujtim Gashi.

Referatin  kryesor për punë një vjeçare, para të pranishmëve e paraqiti, kryetari, z.Mirsad Çollaku.

“Miqë të KF ‘Liria”, më lejoni që në emër të Bordit të klubit, t’ju përshëndes dhe shpreh konsideratën time për prezencën Tuaj! Pikërishtë një vit më parë, unë dhe Bordi i ri  i KF “Liria”, morëm drejtimin e skuadrës, pas besimit të marrë në Kuvend. Në atë kohë Liria ishte pjesë e Ligës së Parë dhe po luftonte për tu ngritur në elitë. Obligimet ishin të mëdha për ne si pjesë e Bordit, që tashmë po bënim një përvojë të re krahas lojës që e kishim pasion dikur. Tash po sfidoheshim në një tjetër angazhim. Të bindur se do t’ia dalim, bashkë filluam punën”, tha fillimisht Çollaku.

“Ishte mobilizimi i gjithanshëm, duke filluar nga Komuna, prej nga vjen përkrahja më e madhe dhe e Juaja të nderuar miq, që përmes donacioneve na mbështetet. Pa ndihmën tuaj, Liria nuk do të mund të kthehej në mesin e skuadrave më të mira të Superligës. Rrugëtimi qe për plot sfida, e sfidat janë gjatë gjithë garave. Aktualishtë, ndodhemi në atë pozitë ku na duhet të stabilizojmë skuadrën, përtërijmë ate, dhe njëkohësishtë jemi në rrugë të profesionalizimit të shkollës së futbollit. Pranvera e këtij viti pritet të sjell lajme që thyejnë izolimin shumë vjecar të futbollit kosovar.Pra, pritet të pranohemi në UEFA e FIFA, me të drejta të plota.Liria është gjysëmfinaliste e Kupës së Kosovës dhe një suskes eventual, mund ta dërgoj skuadrën në gara europiane”, ka vazhduar tutje, kryetari Çollaku.

“Kemi shumë punë për të bërë.Infrsatruktura në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ është jo e denjë për gara ndërkombëtare. Një lajm i mirë vie nga Komuna, që ka ndarë një pjesë të mjeteve për fillimin e rregullimit të tribunave (që do të ketë kapacitetin e 8 mijë ulëseve) dhe objekteve tjera përcjellëse. Shpresojmë në ndihmë edhe të Qeverisë qendrore. Projektin do ta paraqesim sot para jush.Më lejoni që të kërkoj nga Ju, që të shtoni përkrahjen Tuaj për klubin.Shumë shpejt pritet të implementohet në praktikë ligji për sportin dhe donacionet, i miratuar së fundi nga Qeveria e Kosovës. Atëherë, lehtësirat për firmat dhe mbështetësit përmes doancionit do të jenë me interes të dyanshëm. Deri atëherë na betet që ta mbështesim bashkarishtë Lirinë, në mënyrë që ta bëjmë jo vetëm skuadër konkuruese, por model në Kosovë se si duhet të rritet dhe zhvillohet një klub futbolli”, ka përfunduar ai, duke paraqitur telegrafikishtë raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2015.

Paraprakishtë, një raport  detal, lidhur me të hyat dhe shpenzimet i është dërguar Komunës. Në këtë vit janë përfshirë edhe shpenzimet e borgjit për dy paga (shtator/tetor 2014), borgj i trashëguar para ardhjes së Bordit të ri.

Para pjesëmarësve u prezantua edhe projekti i ndërtimi i stadiumit që është në fazën tenderuese, e që nga folësit u tha se është solid. Po ashtu, disa nga folësit patën vërejtje e plotësime sa i takon projektit në fjalë.

Z.Enver Besimi që në kohën e okupimit dhe disa vite më pas e kishte drejtuar Lirinë, ka admiruar për punën e bërë drejtuesit aktual, për të cilët tha se ashtu siq kanë qenë fubollistë të shkëlqyer, shpresoj që edhe të tillë do të jenë në drejtimin e skuadrës. Ai, ka kërkuar mbështetje edhe për afërsishtë dy vite, sepse sipas tij ditë të mira për sportin dhe futbollin në veçanti janë duke ardhur.

Nga ana e tij kryesuesi i Asamblesë Komunale, Z.Kujtim Gashi, ka pohuar se mbështetja për KF Liria do të vijoj, por që Komuna këkon rezultate, dhe me këtë rast shprehu bindjen se bashkarishtë suskeset do të arrihen.

Në fund për të pranishmit u shtrua një koktej.