Liria e bën edhe një gafë qesharake në faqen zyrtare

Për herë të dytë ata që e mirëmbajnë faqen e KF “Liria” në FB, bëjnë gabime qesharake.

Njëherë ia kthyen mbrapsht emblemën e Prishtinës, ndërsa sot e kanë huq sponsorin e Kupës së Kosovës.

Sponsor i Kupës së Kosovës është Digitalb, ndërsa sponsor i superligës është Ipko.

Edhe si të paqëllimshme gabimet po e shndërrojnë “Lirinë” në objekt humori.

Të shtunën zhvillohet ndeshja e 1/8-tës së finales në mes të Lirisë dhe Prishtinës.

Fituesi shkon më tutje ndërsa skuadra që humb përshëndetet me garat për Kupën e Kosovës.

IMG_6816