Liria dhe Euro Lloto, kontratë bashkëpunimi

 Afrim Kala, anëtar i Bordit të KF “Liria”, ka lidhur sot kontratë me ‘Euro Lloto’ në vlerë 1000 euro. Kontrata është bashkëpunim i dyanshëm.

‘Ajo do të bëhet përmes reklamës, përkatësisht vendosjen e saj në stadium. Presim që Euro Lloto të rris mbështetjen për Lirinë, sikurse edhe firmat tjera’, ka thënë Kala, që ka falënderuar pronarin, përkatësisht drejtorin, Imer Thaçi.

Kala, ka thënë se këto ditë drejtues të Lirisë, janë në vlugun e punëve në kërkim të rritjes së numrit  të donatorëve që është dhe bashkëpunim i dyanshëm, përkatësisht përmes reklamës.

Liria tani ka mbi 25 reklama në stadium, dhe kjo është për t’u përgëzuar. /Gazeta Olle/