Liria beson, sot e ka edhe Rogovën

Liria nuk është se do të udhëtojë e dorëzuar drejt Mitrovicës për ballafaqimin me Trepçën ’89, përkundrazi beson se do të shkëputë pikë.

Kështu është shprehur sulmuesi gjakovar i prizrenasve, Dardan Rogova, i cili pritet të debutojë nën  fanellën bardhezi në këtë ndeshje.

“Jam i gatshëm për të luajtur në këtë takim dhe shpresoj shumë që shtabi teknik do të më besojë. Sigurisht se besojmë në pikë”, deklaroi Rogova.

Ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Lirisë fillon prej orës 14:00. /Olle