Liria aranzhon miqësore me dy skuadrat e mëdha shqiptare

Liria e Bledi Shkëmbit ndodhet në vlugun e përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik.

Prizrenasit kanë aranzhuar dy miqësore me dy super-skuadra që vijnë nga kampionati shqiptar.

Së pari më 7 gusht Liria ballafaqohet me Kukësin në Pezë-Helmës, ndërkohë pesë ditë më pas luan në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës.

Kujtojmë që Liria ka zhvilluar një fazë të ngjshur përgatitore me shumë ndeshje kontrolluese.

7 gusht: Kukesi – Liria (Pezë-Helmës),

12 gusht: Tirana – Liria (Selman Stermasi).