“Liri për Trepçën”, Torcida kërkon largimin e familjes Haxhiu nga klubi: Ja grafiti i ri në Urën e Gjakut

Një ndër top-4 klubet më të mëdha në vend, Trepça, vazhdon të kalojë momente të vështira prej vitesh.

Derisa vitin e kaluar i shpëtuan rënies në Ligën e Dytë vetëm në barazh, këtë edicion mitrovicasit po e mbyllin në mesin e tabelës, përcjellë Gazeta Olle.

Tifo-grupi Torcida vazhdon të kundërshtojë drejtimin e klubit nga familja Haxhiu.

Ata e kanë bërë së fundmi një grafit në Urën e Gjakut.

“Liri për Trepçën”, është mesazhi i tifozëve mitrovicas.

Pavarësisht revoltës së Torvicës prej vitesh, familja Haxhiu nuk ka dhënë asnjëherë sinjale se do të largohet nga drejtimi i klubit, ani pse rezultatet janë katastrofale. /Gazeta Olle/